'Bëri rolin e gjykatësit', Rama i përgjigjet ashpër Arben Ahmetajt

9 March 2023, 10:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Bëri rolin e gjykatësit', Rama i përgjigjet
Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri, Arben Ahmetaj

Kryeministri i vendit, Edi Rama pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, foli për punën që partia po bën në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Ai theksoi se në mbledhjen e kryesisë fokusi ishte tek emrat e kandidateve dhe këshilltarëve dhe programi për fushatën zgjedhore, sipas zonave të ndryshme. 

Rama është përgjigjur dhe pyetjes së gazetarëve të pyetur për deklaratën e Arben Ahmetaj, kryeministri tha se nëse do ishte gjykatë do kishin shkuar gjërat keq për ish-zv/kryeministrin.

Pyetje: Si e komentoni që Ahmetaj ka thënë Rama duhet të bëjë rolin e kryeministrit dhe jo të gjykatësit?

“Nëse unë do kisha bërë rolin e gjykatësit gjërat do të kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të bëj gjykatësin. Mirupafshim”, u shpreh Rama.

Çfarë ka deklaruar Ahmetaj?

“Ramës nuk i kam kërkuar ndonjëherë ndihmë. Ai duhet të bëjë kryeministrin dhe jo gjykatësin. Mua më kujtohen shesh këta kolegë. Me Tahirin nuk kam shkuar fare.

Megjithatë më vjen keq kur e shoh në atë situatë. Rama bëri rolin e gjykatësit. Ai ka të drejtë kur thotë secili t’i dalë vetes zot, por të mos bëjë gjykatësin," ishte deklarata e Arben Ahmetajt disa javë më parë.


Video