Ilirian Celibashi: Kryetar i PD për mua është Berisha, por kjo nuk ndryshon asgjë

9 March 2023, 13:31Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilirian Celibashi: Kryetar i PD për mua është Berisha, por kjo
Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi

Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në deklaratën e tij sot në mbledhjen e KQZ kur mori vendimin për mosregjistrimin e Sali Berishës me logon e PD tha se ai vetë ka perceptimin që Berisha është kryetar i partisë por me ligj dhe dokumente figuron Basha.

“Unë mund ta pranoj që në perceptimin tim Berisha është kryetar i PD-së, por nuk ndryshon asgjë në përputhje me ligjin pasi duhet të marr në konsideratë një dokument zyrtar të gjykatës.

Të drejtën për të regjistruar PD-në, bazuar në dokumentet zyrtare që i janë vënë KQZ-së e ka Lulzim Basha. Ai figuron kryetar i PD-së”, tha Celibashi.

 


Video