Vendoset data, ja kur do t'i shpallë PS emrat e kandidatëve të 14 majit

9 March 2023, 10:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vendoset data, ja kur do t'i shpallë PS emrat e kandidatëve

Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PS-së që u mbajt këtë të enjte, u vendos që zyrtarizmi i emrave të kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit të mbahet në mbledhjen e radhës në datën 25 mars.

25 marsi rezulton të jetë 2 ditë përpara afatit ligjor të regjistrimit të kandidatëve në KQZ.

Në fjalën e mbajtur në përfundim të mbledhjes së Kryesisë, Rama tha se Partia Socialiste e ka gatin ekipin që do të konkurrojë në zgjedhjet lokale.

 


Video