Kallëzimi për lobimet, Valteri: Meta ka paguar 1.2 milionë dollarë për lobime, janë të padeklaruara

15 September 2022, 22:37Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kallëzimi për lobimet, Valteri: Meta ka paguar 1.2 milionë
Halit Valteri ne emisionin Opinion

Në një kohë që Prokuroria e Posaçme ka regjistruar dy hetime penale me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, një tjetër kallëzim është bërë ndaj ish-Presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi këtë të enjte nga avokati Idajet Beqiri dhe që ka në fokus trajtimet estetike që familja e ish-Presidentit ka kryer në ka kryer në spitale në San Marino dhe Vjenë.

Fillimisht SPAK regjistroi hetim penal për ish-presidentin për pastrim parash, pas padisë së depozituar nga ish-deputeti Halit Valteri. Ky i fundit u shpreh në “Opinion” se SPAK nuk do e kishte regjistruar çështjen nëse letërporositë nuk do kishin shkuar në Amerikë. Gjithashtu u shpreh se shuma totale e të pesta kontratave shkon në 1.2 milionë dollarë.

Haliti tha se janë 1.2 milionë dollarë të paguara nga LSI përmes kontratave të padeklaruara.

“Verifikimi që është bërë janë letër-porositë që janë çuar drejt Amerikës dhe 5 kontrata të firmosura nga Meta, Iraklis Fidetis dhe Petrit Vasili. Janë kontrata të lidhura nga Ilir Meta me kompanitë. Shuma totale e kontratave shkon në 1.2 milionë dollarë.

690 milionë dollarë kemi të bëjmë vetëm në 2017 gjatë inaugurimit të presidentit Trump me MC Canon Group të paguara me 2 faza nga Dorelita Limited, ku zoti Irkalis Fidetis që është mentor i LSI-së  sepse ka kontratë  me LSI”, tha Valteri.

Ish-deputeti pohoi se çështja ka dalë pasi kompania lobuese MC Canon ka deklaruar të ardhurat e saj tek FARA.

“Fara është KQZ e Amerikës. Lobimi është shumë i ligjshëm atje dhe lobisti atje, MC Canon Group ka pasur kontratën 690 mijë dollarë ku është detyruar të tregojë nga ka ardhur burimi i financimit të zotit Fedetis, që është marr i pandehur atje.

MC Canon atje ka deklaruar se këto shërbime ja ka bërë LSI. Sot Ilir Meta është person nën hetim vetëm sepse letër porositë që kanë ardhur vërtetojnë se këto kontrata janë të rregullta. Ilir Meta ka bërë shumë mirë që ka bërë lobim, por nuk i ka deklaruar këto para në banka, tek deklarimi i pasurisë, tek pasqyra e KQZ-së që bëhët çdo vit. Rreth 1.2 milionë dollar janë paguar nga firmat offshore për të marr shërbim Ilir Meta”, tha Valteri.

Blendi Fevziu: Valteri a mund të ma shpjegosh pak përmbledhtas thelbin e padisë thuaj?

Halit Valteri: Siç e tha edhe zoti Gjokutaj, SPAK nuk regjistron asnjë çështje nëse nuk janë bërë verifikime. Verifikimi që është bërë jashtë, letërporositë që janë çuar drejt Amerikës dhe të pestë kontratat që kemi të firmosura, dy nga Ilir Meta dhe një nga Petrit Vasili, janë kontrata të lidhura nga LSI me kompanitë.

Blendi Fevziu: Me çfarë shume totale?

Halit Valteri: Shuma totale e të pesta kontratave shkon më 1.2 milionë dollarë. 690 mijë dollarë kemi të bëjmë vetëm me periudhën e 2017 gjatë inaugurimit të Presidentin Donald Trump.

Blendi Fevziu: Valteri më dëgjo vetëm një sekondë. Thoni që janë pesë kontrata, me çfarë shume secila kontratë, mund të më thuash?

Halit Valteri: 690 mijë dollarë është vetëm kontrata me McKeon Group që është me dy faza, e para gjashtë muaj nga 15 mijë dollarë që bëjnë 90 mijë dollarë dhe janë paguara nga Doreil Limited, ja ku është edhe QKB-ja Qipros ku Iraklis Fidetzis, i cili është mentori i LSI sepse kanë kontratë për të bërë të gjitha transaksionet, del që janë paguar të gjitha këto para dhe këtu në Shqipëri…

Blendi Fevziu: Si e lidhni ju që kjo kontratë ka shkuar në favor të LSI?

Halit Valteri: Fara është KQZ-ja e Amerikës ku lobimi është shumë i ligjshëm dhe çdo parti politike mund të lobojë për të marrë përfitime.


Video