Gent Strazimiri: Pas kësaj date do të nisim aksionin opozitar nga Tropoja në Delvinë

15 September 2022, 21:51Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gent Strazimiri: Pas kësaj date do të nisim aksionin opozitar nga
Gent Strazimiri

Gent Strazimiri anëtar kryesie i PD thotë se aksioni opozitar do të vijojë nga Tropoja deri në Delvinë pas 20 shtatorit.

Gjatë një interviste për RTV ORA,  Strazimiri tha se Berisha nuk pushon asnjë ditë.

"Kemi thënë do të jetë shtatori do të jetë vjeshta PD është në një veprimtari të vrullshme brenda saj. Deri më 20 shtator kemi afat të mbyllim inventarizimin e strukturave, të plotësojmë vokuumet në sekretariatë e borde. Menjëherë pas kësaj aksioni opozitar do të vijojë në rrugë në një dialog me shqiptarët nga Tropoja deri në Delvinë.  Dhe siç e shikoni kryetari i PD nuk pushon asnjë ditë." tha Strazimi.


Video