Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku del çdo ditë në media duke na këshilluar për të kursyer energjinë elektrike, për shkak të krizës, madje dhe me citime të çuditshme si mos e lëmë karikusin vënë pa telefon, mos e lëmë derën e frigoriferit hapur apo t'i fikim TV gjyshit kur fle gjumë.
Por duket se disa kryebashkiakë nuk zbatojnë urdhrat e kryeministrit dhe ministres ose dhe mund t'i "sfidojnë" ata. Fotot e mëposhtme vijnë nga rasti i Bashkisë së Vlorës e cila në kulmin e një krize mban ndezur edhe gjatë dritës, ndriçimin e rrugës dhe pse nuk është aspak i nevojshëm.
Denoncimin e ka bërë gazetari Elidon Ndreka i cili ka ndarë dhe foto ku duken dritat ndezur. "Bashkise vlore i eshte prishur sensori i dritave te trans ballkanikes. Live tani" shkruan gazetari.