
Ditën e sotme Kuvendi ka nisur me debate pas lajmit të publikuar nga Zëri i Amerikës që konfirmonte se Partia Demokratike ka marrë 500 mijë dollarë nga Rusia. Dyshimet se Partia Demokratike në vitin 2017 ndezi një debat të ashpër mes deputetit socialist Pandeli Majko dhe demokratit Enkelejd Alibeaj.
Nga Foltorja e Kuvendit, deputeti i PS-së, Pandeli Majko tha se drejtuesit e saj, referuar Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, por edhe deputetët e tjerë duhet të japin llogari, pasi ky nuk është një faj individual. Përgjigja erdhi nga kreu i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj i cili tha se kjo akuzë do të përgënjeshtrohet.
Majko: Besoj që sot në kufijtë 24 orëve, drejtuesit e PD-së, me ose pa zyra, e dinë shumë mirë që PD-ja ka marrë rreth 500 mijë nga fondet ruse, mirë do ishte që kur flasim për fondet europiane, të flasim dhe për fondet anti europiane. Nuk mbyllet me ironi, përpara se t’i kërkoni Beqes sonë, kërkojini Beqes suaj, dhe ky nuk është një faj individual, është një akuzë e konfirmuar nga Zëri i Amerikës dhe administrata amerikane.
Alibeaj: Më në fund Pandit i qenka shëruar goja se për çështje delikate, i vetmi që nuk duhet të fliste nuk duhet të ishe ti, se e di një gjë që është një makinacion që mungon sot, po si i vjetër në politikë, së paku prit dhe ca orë se do të përgënjeshtrohet, dhe shko prapë të dentisti.
Majko: I respektoj shumë këta që kanë mjekët të bardhë dhe flokë të zinj dhe dua si të jetë kështu, siç thonë këta, por po e përsëris dhe njëherë, ajo që keni diskutuar ju dhe midis vedit, është një akuzë e cila dje është ripërsëritur, unë uroj që Basha të shkojë normalisht në SHBA dhe partia që u krijua nga studentët të mos ketë këtë akuzë.