PD çon në Kushtetuese edhe Bordin e Çmimeve të Ushqimeve

14 September 2022, 13:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

PD çon në Kushtetuese edhe Bordin e Çmimeve të Ushqimeve

Edhe Bordi i ngritur nga qeveria për të kontrolluar rritjen e çmimeve të ushqimeve të shportës do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Demokratike, pasi disa ditë më parë dërgoi kërkesën për shfuqizim të Bordit të Karburanteve.

Deputeti i PD, Dashnor Sula teksa ka njoftuar lajmin dhe se  PD do do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Bordit pasi sipas tij u ngrit për të mbrojtur qytetarët dhe nuk ka funksionuar, por çmimet kanë njohur vetëm rritje.

“Grupi parlamentar i PD-së ku do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Bordit i ngritur për kontrollin e çmimeve të ushqimeve të shportës në tregun shqiptar. Ky Bord që u ngrit për të bërë të mundur ruajtjen e qytetarëve shqiptarë nga rritja e çmimeve nuk ka funksionuar. Ne si PD e kemi kërkuar që në shtator 2021 që të ulet TVSH-ja e ushqimeve të produkteve të shportës çka do të bënte të mundur që qytetarët shqiptarë të kishin çmime më të ulëta”, tha ndër të tjera deputeti Sula.

 


Video