Bordet që përcaktojnë çmimet e karburanteve dhe të produkteve të shportës nuk do të shkrihen. Kështu ka deklaruar ministrja e Financave Delina Ibrahimaj në konferencën për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë.
Ibrahimaj deklaroi se bordet e e kanë bërë punën e tyre dhe sipas qytetarët po paguajnë çmime më të ulëta të mundshme. Një deklaratë e çuditshme, pasi jo pak herë Bordi është akuzuar se e mban çmimin e tregtimit me pakicë të naftës më të lartë se në bursë.
“Kohët e jashtëzakonshme na ndikojnë të marrim vendime të jashtëzakonshme. Nga analizat që kemi kryer të dyja bordet kanë bërë punën e tyre me qëllim limitimin e rritjes së çmimeve në ato nivele pa prekur spekulimet e trehu, pa ndikuar në çmime kemi pritur që këto çmime të materializohen.
Ne do vijojmë të mbajmë bordet qoftë për çmimet karburanteve e disa produkteve të shportës për sa kohë do jemi të ndikuar nga rritja eksponenciale e cmimeve në bursat ndërkombëtare me qëllim garantimin që qytetarët të paguajnë cmimin më të ulët të mundshëm për këto produkte e të limtojmë cdo spekulim që mund të ndodhë në treg me rritje të mëvonshme të çmimeve”, tha Brahimaj.