Felaj “thumbon” Partinë e Lirisë: Emër i ri me politikanë të vjetër

14 September 2022, 18:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Felaj “thumbon” Partinë e Lirisë: Emër i ri me
Ermonela Felaj

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, ka thumbuar Partinë e Lirisë, duke thënë se në këtë forcë politike dhe pse i është ndryshuar emri janë të njëjtët politikanë.

Teksa u pyet për protestën e ditës së djeshme për inceneratorët, Felaj theksoi se disa role që i përkasin një pushteti tjetër nuk mund të merren dhe të ushtrohen në Kuvendin e Shqipërisë për faktin se janë deputetë, duke iu referuar kështu opozitës.

“Ndryshimi i emrit nuk më zgjon asnjë lloj mbiemri, janë të parëndësishëm, janë të njëjtët politikanë, e njëjta politikë, i njëjti zhargon. Çështja për të cilën opozita pati më shumë mundësi të mblidhte dokumentacion, të fliste me orë ë tëra, ishte ajo e incineratorëve. Nga ana tjetër duhet të kuptojmë që disa role që janë të ndara dhe që i përkasin një lloj pushteti tjetër, nuk mund t’i marrim dhe t’i ushtrojmë në Kuvendin e Shqipërisë, vetëm se jemi deputetë. Në Kuvend nuk mund të bëjë  askush as prokurorin dhe as gjykatësin“- tha Felaj në një intervistë për Euronews Albania.

Ndërkohë për çështjen e incineratorëve, Felaj theksoi se pavarësisht gjithë anatemimit që i bëhet historisë së incineratorëve dhe shkeljeve që kanë ndodhur, ato kanë qenë një zgjidhje e detyruar.

“Skema e pastrimit të mbetjeve në Shqipëri, fushat e mbledhjes së plehrave, e mbaruan funksionin e tyre. Kjo është e faktuar. Ishte detyrë e organeve që të ofronin një strategji afatgjatë“, u shpreh Felaj.

 


Video