Felaj quan Tabakun "grifshë", ndërpritet seanca në Kuvend: Do bëjmë ankesë

15 September 2022, 17:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Felaj quan Tabakun "grifshë", ndërpritet seanca në
Felaj dhe Tabaku

Seanca plenare në Kuvend është ndërprerë për disa minuta dhe shkaku ka qenë etiketimi "grifgshë" ndaj Tabakut nga nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj.

Felaj, i ka ndërprerë fjalën e kërkuar për procedurë nga deputetja Tabaku duke ofenduar këtë të fundit “grifshë”. Tabaku kërkoi më pas ndërprerje të seancës dhe tha se do bëjnë ankesë ndaj Felajt

Felaj: Ju lutem zonja Tabaku. Aq e gjykoi të përshtatshme për të shfrytëzuar replikën. Ju nuk mund ta merrni kohën
Tabaku: Dua ta tërheq vëmendjen ju dhe grupit të PS
Felaj: Zonja Tabaku nuk jeni ende në kushtet që mund t’i tërhiqni vëmendjen dikujt për fjalën…për sa kohë nuk silleni me etikë për kolegët por si grifshë nuk mund ta keni fjalën.
Tabaku: Ka një orë që flet sikur është ministre...
Felaj: Nuk flisni për procedurë, po të flisni për procedurë do ua jap fjalën
Tabaku: Kërkoj dy minuta pushim të bëjmë një ankesë për kryetaren e seancën. Për fyrjen kjo është në etikën tuaj që sa kohë kam bashkëpunuar me ju, duket se iu mungon dhe nuk ua jap dot unë.


Video