“Kastrati nuk i çoi llaf Ramës?!”, Lubonja për ndërtimet pa leje: Policia vjen për çatinë e shtëpisë time në fshat

15 September 2022, 21:35Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Kastrati nuk i çoi llaf Ramës?!”, Lubonja për
Fatos Lubonja

"Kryesorja për qeverinë është para,para për pushtet dhe pushteti për para." Kështu deklaron analisti Fatos Lubonja teksa foli në emisionin "Open" mbi aksionin e Qeverisë për ndërtimet pa leje.

Ai thotë se është e pamundur që të ndërtohen kate pa leje në mes të Tiranës, dhe qeveria apo autoritetet të mos vihen në dijeni, duke sjellë paralel dhe një shembull konkret, kur për të ndërruar çatinë e banesës së tij  në fshat, iu desh të merrte leje.

Lubonja u ndal edhe në rastin e ndërtimit të disa kateve pa leje nga kompania Kastrati, duke thënë se nuk beson se kryeministri Edi Rama nuk është vënë në dijeni prej kompanisë në fjalë.

“Ndoshta mbi të gjitha duhet thënë pse ne na duhet të kufizojmë dhe të mos lejojë ndërtime pa leje? Sepse shteti ka disa norma, ndërtim, gjelbërim, etj etj, pra për të ndërtuar një komunitet sa më të rehatshëm.

Doja të ndërroja çatinë e shtëpisë time në fshat, dhe i thash dikujt, ore do vish ta rregullosh, më tha ‘më parë shko merr një leje se ndryshe na vjen policia’. Shkova unë mora leje, normal se shteti duhet t’i kontrollojë. Ai kishte frikë të vinte një çati në fshat, ndërsa në mes të Tiranës…

Problemi është përse e ka bërë këtë gjë? Se nuk ka as estetikë…

Shpesh për Ramën është thënë që ky është estetik, por unë po marr dhe shembullin e Teatrit, kur e prishi, po të paktën të bëjë një Teatër të bukur, ky i fut katër kulla nga pas. Ajo bukuria e teatrit nuk vihet në plan të parë, por para.

Paraja është kryesore, para që duhet për pushtet, dhe pushteti që duhet për para.

Po marrim këtë Kastratin, kur i bëri katër kate mendoni se nuk i çoi një llaf Ramës?! Nuk e besoj… se policia vjen te çatia ime, jo më te katër katet?!”, tha Lubonja.


Video