Deputeti PD-së, Dashnor Sula ka hedhur akuza të forta nga foltorja e Kuvendit teksa tha se mbrëmjen e djeshmne Prokuroria ka lëshuar tre urdhër-arreste për tre oligarkë, por më pas është tërhequr pas presionit që i është bërë.
Sipas deputetit urdhrat e arrestit ishin për biznesmenët që bëjnë ndërtime pa leje në kryeqytet, por që nuk është lejuar prekja e tyre. Ai sfidoi Prokurorinë që të dalë dhe të përgënjeshtrojë lajmin nëse nuk është i vërtetë.
"Po ju them edhe lajmin e fundit. Mbrëmë kanë dalë tre urdhra arresti për tre oligarkë për ndërtim pa leje, dhe janë tërhequr se u është bërë presion. Nuk po i them emrat. I është bërë presion prokurorisë dhe nuk janë arrestuar. Kjo është e vërteta që ta dini. Le të dalë e ta përgënjeshtrojë Prokuroria e Tiranës.”, tha ai.