Jamarbër Malltezi ankimon vendimin e masës së sigurisë

27 October 2023, 10:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jamarbër Malltezi ankimon vendimin e masës së sigurisë
Jamarbër Malltezi

Jamarbër Malltezi ka ankimuar vendimin e gjykatës për masën e sigurisë dhënë ndaj tij “arrest me burg”. 

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha u arrestua nga autoritetet në datën 21 tetor në aeroportin e Rinasit, ndërsa akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash lidhur me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani” në kryeqytet.

Kujtojmë se për Malltezin është dhënë edhe urdhri për sekuestrimin e pasurive të tij, mes të cilave apartamente në zonën ku ndodhej ish-kompleksi sportiv.


Video