Shkëlzen Berisha nxjerr postimin: Avokatja që iu caktua Berishës, është patronazhiste e Ramës (FOTO)

26 October 2023, 18:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkëlzen Berisha nxjerr postimin: Avokatja që iu caktua Berishës,
Shkëlzen Berisha / Postimi i tij në Facebook

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka reaguar sërish për avokaten nga shteti që u caktua së fundmi për të mbrojtur babain e tij në GJKKO.

Shkëlzen Berisha ka shpërndarë një “screenshot”, ku thotë se avokatja Valentina Teodoresku ka shpërndarë një prej postimeve të kryeministrit Edi Rama.

“Gjykatësja e Ramës, godet sërisht! Pas avokat “bishës” cakton për avokate të Berishës, patronazhisten e Ramës”, shkruan Shkëlzen Berisha në Facebook.

Pas bojkotit të dy avokatëve mbrojtës të Sali Berishës, GJKKO caktoi avokatin Artan Simoni, por e largoi pasi u publikua një status që ai kishte bërë para pak ditësh për ish-kryeministrin.

Me largimin e Simonit u caktuan avokatet Rabije Cenalia dhe Jalldiz Kastrati të cilat gjithashtu u tërhoqën sot, duke bërë që GJKKO të caktojë një tjetër avokat nga shteti, Valentina Todoreskun, e cila është e katërta e caktuar kryesisht për të përfaqësuar Berishën.

Shkëlzen Berisha nxjerr postimin: Avokatja që iu caktua Berishës,


Video