Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Deputeti Flamur Noka, në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të Partisë Demokratike, ka vendosur t’i kthejë mbrapsht Policisë së Shtetit shkresën ku Sali Berisha vihej në dijeni për masën e gjykatës ndaj tij.
Duke qenë se e kanë patur të vështirë ta gjejnë, zyrtarët e policisë kanë dërguar shkresën për Berishën në selinë blu, por Noka ka vendosur t’ua kthejë mbrapsht duke argumentuar se bëhet fjalë për një çështje personale.
Noka madje i referohet Berishës me termin “shtetas” dhe i rekomandon policisë që t’i drejohet PD-së vetëm për çështje që kanë të bëjnë me këtë forcë politike.
