Presidenti Bajram Begaj bën sikur është i pavarur, kthen dekretet “pa zarar” të Ramës

24 October 2023, 13:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Presidenti Bajram Begaj bën sikur është i pavarur, kthen dekretet
Presidenti i Republikës Bajram Begaj

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka rikthyer për shqyrtim në parlament ndryshimet në ligjin për shtetësinë. Në arsyetimin e kreut të shtetit thuhet se ky ligj nuk është miratuar sipas kushtetutës, e cila parashikon miratimin me shumicë të cilësuar.

“Për një ligj për të cilin Kushtetuta ka parashikuar miratimin me shumicë të cilësuar, konkretisht 84 vota, këto amendamente nuk e kanë marrë numrin e kërkuar të votave dhe nuk mund të quhen të miratuara”.

Sipas presidentit në ndryshimet në ligj janë konstatuar shkelje procedurale.

“Në procesin e kontrollit kushtetues, konstatimi i shkeljeve procedurale, të cilat bien ndesh me një dispozitë kushtetuese (shkronja “b” e pikës 2 të nenit 81 të Kushtetutës) është shkak i vetëmjaftueshëm për kthimin për shqyrtim të ligjit”.

Begaj thekson se “fitimi i shtetësisë me natyralizim sipas Konventës ka kusht të detyrueshëm qëndrimin në mënyrë të ligjshme dhe të vazhdueshme për një periudhë të caktuar përpara depozitimit të aplikimit. Kohëzgjatja e periudhës së rezidencës varet nga vullneti i ligjvënësit. Konventa, nga ana e saj, kërkon vetëm që kjo kohëzgjatje të mos jetë më e madhe se dhjetë vjet”.

Megjithatë duhet shtuar se Presidenti, si nje figurë "mbi palët", rrallë herë ka kundërshtuar ligjet e qeverisë. Madje në ato raste që e ka bërë kanë qënë gjithmonë ligjet "pa zarar". 

Megjithatë në këtë rast ka edhe një arsye tjetër: Ky dekret i hiqte edhe të vetmen kompetencë që i ka mbetur presidentit, kështu që le ta themi: "Po bën rolin e të vështirit" me të drejtë. 


Video