Thirrja e gjykatës i është lënë poshtë derës së shtëpisë, Berisha: Mashtrim, s’kam marrë asnjë njoftim

23 October 2023, 21:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Thirrja e gjykatës i është lënë poshtë derës
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar të jetë njoftuar nga Policia e Shtetit se duhet të paraqitet nesër në seancën e GJKKO të caktuar për të që të dëshmojë lidhur me aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

“Burime pranë policisë më konfirmojnë se vendimi i gjykatës duke u njoftuar për paraqitjen nesër, është lënë poshtë derës së shtëpisë”, i tha gazetari Çim Peka, Berishës të cilin e kishte të ftuar në studio.

Por ish-kryeministri mohoi të ketë marrë një njoftim të tillë.

“Ç’thotë policia unë them...mund ta shkruajnë poshtë zyrë, poshtë ashtu, unë s’kam marrë asnjë njoftim është mashtrim”, tha Berisha.

GJKKO ka caktuar nesër në orën 14:00 seancën duke thirrur Sali Berishën për t’u marrë në pyetje lidhur me dosjen “Partizani”.


Video