Balla nxjerr pamjet: Gjatë tetorit 25 të arrestuar dhe 11 mijë bimë kanabisi të asgjësuara

23 October 2023, 17:51Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Balla nxjerr pamjet: Gjatë tetorit 25 të arrestuar dhe 11 mijë
Pamjet nga aksioni anti-kanabis

Ministri i Brendshëm Taulant Balla thotë se vetëm gjatë muajit tetor janë arrestuar e proceduar 25 persona të implikuar në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.

Në kuadër të megaoperacionit “Fokusi” po gjatë kësaj periudhe kohore janë asgjësuar 11,729 rrënjë të bimës kanabis sativa të mbjella në të gjithë vendin.

Balla ka shpërndarë edhe pamjet e aksioneve të policisë.

“Policia e Shtetit vijon të godasë sistematikisht grupet dhe veprimtaritë kriminale që lidhen me kultivimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Falë operacionit kombëtar “Fokusi” gjatë Tetorit 2023 janë arrestuar/proceduar 25 persona dhe janë asgjësuar 11.729 bimë narkotike cannabis sativa. Janë zbuluar gjithashtu veprimtari kriminale të kultivimit të lëndëve narkotike në mjedise të mbyllura”, deklaron Balla.


Video