Habit Berisha: E vetmja shkelje në dosjen time, është ajo që ka bërë Edi Rama

26 October 2023, 21:35Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Habit Berisha: E vetmja shkelje në dosjen time, është ajo që
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se në dosjen 200 faqe të SPAK-ut që e akuzon atë për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre nuk ka asnjë shkelje të bërë nga ai.

Berisha shkoi edhe më tej, duke thënë se e vemtja shkelje që mund të gjendet në dosje, është bërë nga Edi Rama. Ai tha se ishte Rama, që si kryetar bashkie në atë kohë i ndryshoi destinacionin pronën.

Por kur u konfrontua nga gazetari Robert Rakipllari, se ishte ai që kishte firmosur ndryshimin nga tokë sportive në tokë banimi me vendim KKRT, Berisha e mohoi.

“Ka një shkelje ligji, dhe kjo është bërë nga Edi Rama, në datën 6 tetor ka vendosur në Këshillin e Rregullimit të Tiranës ndryshimin e destinacionit. Është kryetari i Bashkisë që merr vendimin, unë zbatova vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nëse vendos kryetari i Bashkisë, firma ime është formale. Gjeni një firmë time në dokumenta. Ajo që kam firmosur unë me vendim KKRT është plani i parë për Tiranën që Edi Rama për 11 vjet nuk e bëri”, deklaroi Berisha në emisionin “Opinion”.


Video