A është larguar Ilir Meta nga vendi? Edhe Sali Berisha nuk e di se ku ndodhet

26 October 2023, 22:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A është larguar Ilir Meta nga vendi? Edhe Sali Berisha nuk e di se ku
Berisha dhe Meta

Sali Berisha thotë se nuk ka biseduar me aleatin e tij Ilir Meta që prej të shtunës së 21 tetorit, kur SPAK e akuzoi për korrupsion pasiv.

I ftuar në ‘Opinion’, Berisha u pyet nëse ka dijeni se ku ndodhet Ilir Meta.

A keni folur me Ilir Metën për këtë çështje?

Sali Berisha: S’më ka rënë puna këto ditë me fol.

A e dini ku është Ilir Meta se sot ka gjatë gjithë ditës ka qarkulluar një lajm që z.Meta nuk gjendet në Shqipëri?

Sali Berisha: Të them të vërtetën nuk mund të them se ku është se ai udhëton. Nuk kam telefonuar nga e shtuna e këtej.

 

 


Video