Në një takim të pak ditëve më parë, Sali Berisha injoroi deputetin Belind Këlliçi duke mos i dhënë as dorën dhe pamjet bënë xhiron e rrjetit, por ky i fundit shprehet se ka marrëdhënie të shkëlyera me ish-kryeministrin.
Këlliçi deklaron se Berishën e ka mbështetur pa asnjë kufi, madje thotë se ndihet krenar që ka punuar me liderin e PD në karrierën e tij politike.
Si janë marrëdhëniet e Belind Këlliçit me Sali Berishën?
"Të shkëlqyera. Janë raporte siç kanë qenë gjithmonë. E kam mbështetur pa asnjë kufi dhe pa asnjë kërkesë, që në nisje të këtij aksioni. Duke qenë se jam politikan i ri që jam rritur me frymën e PD-së sigurisht dhe me Berishën, pa diskutim është një moment i veçantë edhe në karrierën time politike që punojë me një kryetar PD si Sali Berisha. Por pa diskutim që në rrugëtimin tonë ne duhet të tregojmë që çdo interes personal është shumë herë më i ulët se interesi kombëtar. Interesi kombëtar është të rrëzojmë Edi Ramën." tha Këlliçi në RTV Ora.