FOTO/ Ja si duken dy fletët e votimit për Tiranën për zgjedhjet lokale të 14 Majit

13 April 2023, 21:35Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Ja si duken dy fletët e votimit për Tiranën për
Fletët e votimit

Janë publikuar edhe me foto fletët e votimit që do të përdoren në zgjedhjet lokale të 14 Majit për Bashkinë e Tiranës.

Qytetarët do të kenë dy fletë votimit, ku një prej tyre është për kandidatët për Kryetar Bashkie dhe tjetra për Këshillin Bashkiak ku renditet partitë dhe koalicionet.

Siç shihet dhe tek fotot e mëposhtme, tek fleta për kandidatët janë numrat, emrat e kandidatëve dhe poshtë tyre brenda kuadratit emri i partisë ose koalicionit nën të cilit kandidojnë.

Ndërsa tek fleta për Këshillin Bashkiak, veç emrave të subjekteve politike, janë edhe logot e tyre si dhe emrat e drejtuesve.

I pari në listën e pretendentëve kryesorë për të marrë drejtimin e bashkisë më të madhe në vend, është Arlind Qori i “Lëvizja Bashkë”, ndjekur nga Marko Dajti i “Frontit të Majtë”, Lajla Përnaska e PDIU-së, Erion Veliaj i Partisë Socialiste, Belind Këlliçi si përfaqësues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe Roland Bejko i PD-së zyrtare.

Ndërsa në listën e Këshillit Bashkiak, në renditje i pari është koalicioni “Bashkë Fitojmë” i kryesuar nga Sali Berisha e Ilir Meta e më pas PS, pasuar nga forcat e tjera politike. Kjo renditje u përcaktua pas shortit të hedhur nga KQZ.

FOTO/ Ja si duken dy fletët e votimit për Tiranën përFOTO/ Ja si duken dy fletët e votimit për Tiranën për



Video