Zgjedhjet lokale, Gjiknuri: Berisha kollovar në shtëpinë e Metës!

13 April 2023, 15:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zgjedhjet lokale, Gjiknuri: Berisha kollovar në shtëpinë e

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri foli për zgjedhjet lokale  të 14 majit, ku nuk la pa ‘sulmuar’ dhe opozitën.

Në një intervistë, Gjiknuri theksoi se njohin Ilir Metën si përfaqësues të vërtetë të opozitës Ilir Metën pasi nën siglën e PL-së opozita është regjistruar në zgjedhje. Më tej Gjiknuri nënvizoi se ish-kryeministri Sali Berisha “është kollovar në shtëpinë e Ilir Metës”.

“Aty në fakt përfaqësuesi i vërtetë i opozitës është Ilir Meta sepse ai është shtëpia që i ka dhënë letrat ku strehohen. Po të shikoni listat bashkiakë në të gjithë Shqipërinë dominohen nga kandidatë të ish-LSI-së dhe mesa duket Berisha duket sikur ka hyrë kollovar në shtëpinë e Metës dhe operon nën strehën e Metës dhe logon e tij”- tha ai.


Video