Sot Kuvend, ja projektligjet që do diskutohen

13 April 2023, 07:49Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sot Kuvend, ja projektligjet që do diskutohen

Kuvendi mblidhet ditën e sotme në orën 10:00 për seancën plenare ku do të diskutohen një sërë projektligjesh.

Mes tyre është edhe projektligji për ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna, projektligji për disa ndryshime në ligjin ‘Për taksat kombëtare’.

Po ashtu do të diskutohet projektvendimi ‘Për miratimin e fondit për financimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes 2023’. Fondi është përcaktuar të jetë në vlerën e 100 milionë lekëve.

Sot Kuvend, ja projektligjet që do diskutohen


Video