Vendoret/ KQZ hedh shortin për kandidatët, ja kush do kryesojë listën

13 April 2023, 13:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vendoret/ KQZ hedh shortin për kandidatët, ja kush do kryesojë

Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve këtë të enjte ka hedhur shortin për renditjen e kandidatëve për kryebashkiak dhe subjekteve politike në fletën e votimit për zgjedhjet e 14 majit.

Kryetari i KQZ Ilirjan Celibashi në fjalën e tij është shprehur se janë vetëm tre subjekte politike, që kanë paraqitur listën shumëemërore në 61 bashki, si Partia Socialiste e Shqipërisë, Koalicioni Bashkë Fitojmë dhe Partia Agrare Ambientaliste të cilat do të ndajnë numrin nga 1 deri në tre në fletën e votimit.

Koalicioni Bashkë Fitojmë do të jetë numri 1 në fletën e votimit, Partia Socialiste  e Shqipërisë do të jetë numri 2 dhe e treta në renditje në fletën e votimit për zgjedhjet e 14 Majit do të jetë Partia Agrare Ambientaliste.

Sa i përket Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt, e cila garon në 57 bashki për këshillat bashkiakë, do të renditet e 9.

 


Video