Për gazetarin Blendi Fevziu, kryeministri Edi Rama nuk ka interes të zgjedhë një president konsensual. Madje, sipas Fevziut, Rama ai e ka të qartë edhe emrin e presidentit të ri.
Në një intervistë për Euronews Albania, Fevziu e cilësoi mediokre tryezën e fundit politike mes mazhorancës dhe opozitës, ku siç tha diskutohej për çështje datash në vend që të flitej për emra dhe profile.
“Edi Rama nuk ka ndonjë interes për të zgjedhur president me konsensus. Mendoj që Edi Rama ka një ide jo vetëm të karakteristikave, por dhe të emrit të presidentit. Ka një vazhdimisht një degradim në zgjedhjen e presidentit vitet e fundit. Tryeza e fundit mizerabël, pa dozë politike dhe mëse mediokre. Dëgjova deputetët që diskutonin për çështje datash, çdo katër ditë apo 7 ditë. Të gjitha bisedat për presidentin kanë qenë tek emrat. Nuk bëhet tryezë për zgjedhjen e presidentit live në TV. Sapo shfaqen kamerat deputetët bëjnë një teatër politik”, tha Fevziu.
Gazetari tha se PD e ka të domosdoshme të ulet në tavolinë e negociatave nëse flasim për një proces serioz, ndërsa sugjeroi që propozimi të ishte një grua duke qenë se Shqipëria nuk pasur ndonjëherë një presidente grua.