Rama niset drejt Brukselit, takim me Josep Borell (Agjenda)

9 May 2022, 16:29Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rama niset drejt Brukselit, takim me Josep Borell (Agjenda)

Kryeministri Edi Rama është nisur pasditen e kësaj të hëne drejt Brukselit, ku në mbrëmje do të zhvillojë një takim me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell. Mësohet se temat e diskutimit do të jenë strehimi i emigrantëve, por edhe integrimi i vendit tonë në Bashkimin Europian. 

Ndërsa ditën e nesërme, kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në konferencën e VI për mbështetjen e së ardhmes të Sirisë dhe Rajonit.

Axhenda e plotë:

Ora 08.15 mbërrija e delegacionit(transmetim i drejtpërdrejtë)

09.00

Fillimi i Konferencës VI të Brukselit për Mbështetjen e së ardhmes së Sirisë dhe rajonit - Takimi ministror
Seanca  e mëngjesit (e hapur)
- Fjala e hapjes nga Kryesuesi i Konferencës: Z. Josep Borrell Fontelles, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Zëvendës President i Komisionit Evropian
- Diskutimi nga vendet që strehojnë numrin më të madh të refugjatëve sirianë në rajon
- Ndërhyrje nga përfaqësues të Shoqërisë Civile

11.15
Foto familjare në transmetim të drejtpërdrejtë
11.30
Konferenca për shtyp në transmetim të drejtpërdrejtë
13.30
Seanca  e pasdites pjesa I (sesioni I hapur)
- Fjala e hapjes nga Kryesuesi: Z. Oliver Várhelyi, Komisioner Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin
- Deklaratat dhe shpalljet e zotimeve nga delegacionet pjesëmarrëse
+/- 15.30
Seanca plenare e pasdites pjesa II (sesioni publik)\
- Deklaratat dhe shpalljet e zotimeve nga delegacionet pjesëmarrëse
17.30
Komentet përmbyllëse në transmetim të drejtpërdrejtë.


Video