Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Për kryeministrin Edi Rama, deputeti socialist Erion Braçe është institucion dhe se mund të thotë çfarë i do e bardha zemër.
Kjo ishte përgjigja e kreut të qeverisë pas interesit të gazetarëve për akuzat e Braçes në drejtim të kryetarit të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, se ky i fundit urdhëroi rrëzimin e amendamentit të tij për bujqit.
‘Braçe është institucion dhe të thotë çfarë t’i dojë e bardha zemër se zemrën e ka të bardhë borë. Kur merrni për sipër të komentoni Braçen sigurohuni që paratë keni ngrënë një lugë mjaltë’- tha Rama.