Samiti i BE në Tiranë, Rama: 6 dhjetori nuk është ditë pushimi

1 December 2022, 13:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Samiti i BE në Tiranë, Rama: 6 dhjetori nuk është ditë

Pas lajmit se e marta e 6 Dhjetorit do të jetë ditë pushimi, kryeministri Rama i pyteur nga gazetarët ka hedhur poshtë lajmin.

Pas mbledhjes së qeverisë ai tha se "nuk është marrë asnjë ditë pushimi është lajm i rremë, puna do të vazhdojë normalisht.

Masat e sigurisë nuk negociohen me askënd, vendosen bazuar në rregullat e vendosura nga vetë KiE që kudo ku zhvilojnë aktivitete kanë masa standarte.

Forcat Tona të sigurisë punojnë me organizatorët e samitit që janë në KiE për masat e sigurisë. Këto nuk janë çështje opinionesh, janë masa shumë të rrepta sigurie së më tepër në situatën kur këtu do të vijnë të gjithë liderët e BE dhe për ta ka masa ekstreme sigurie".


Video