Taulant Balla i lidhur me krimin? Reagon Rama: Nëse ka fakte...

1 December 2022, 13:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Taulant Balla i lidhur me krimin? Reagon Rama: Nëse ka fakte...
Në foto: Edi Rama dhe Taulant Balla

Kryeministri Edi Rama nuk ka folur gjatë për akuzat ndaj kreu të grupit socialist, Taulant Balla, i cili thuhet se ka qenë nën përgjim për çështje që lidhen me krimin në Elbasan.

Rama tha se duhen fakte për të akuzuar dikë, ndërsa theksoi se ai i beson të vërtetes.

'Si mund të ketë një të vërtetë përveç asaj që bazohet në fakte. Nuk merrem me spekulime dhe gjysmë të vërtetave. Nëse ka fakte, është detyra e akuzuesve të sjellin fakte. Që nga koha e Romës kështu ka qenë.

Për të marrë nëpërgojë, zhgërryer e baltosur emra njerëzish, për ta paraqitur këtë vend si të zhgërryer, ka plot që e bëjnë, por jo unë', Edi Rama.


Video