
Dorëheqja e Alqi Bllakos rikthen në parlament Pandeli Majkon, që në zgjedhjet e 25 prillit ishte renditur i 19-ti në listën e socialistëve dhe me rreth 8 mijë votat personale që mori nuk ja doli dot që të thyejë herësin.
Kodi Zgjedhor përcakton se në rastet e dorëheqjes së një deputeti, zëvendësuesi i tij merret i pari nga lista jofituese e kandidatëve, që në këtë rast është Pandeli Majko.
Majkon nuk e djeg as përcaktimi që në rastet kur nuk plotësohet kriteri i një të tretës së listës fituese të jenë gra, pasi nga 18 deputetë që ka në qarkun e Tiranës, PS ka shtatë të tilla në listë.
Do të jetë në dorë të Pandeli Majkos, që do ta pranojë apo jo mandatin e deputetit dhe të rikthehet në Kuvend, apo do ta refuzojë atë për një post më komod; atë të Presidentit të Republikës, duke qenë se emri i tij është përfolur nëpër korridoret e socialistëve si një kandidat potencial si pasues i Metës.