Kërkesa e SPAK për arrestimin e deputetit të PS, ja si reagon Erion Braçe

29 March 2022, 13:10Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kërkesa e SPAK për arrestimin e deputetit të PS, ja si reagon
Deputeti socialist, Erion Braçe

Deputeti socialist, Erion Braçe ka refuzuar të komentojë kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e kolegut të tij, Alqi Bllako.

Ai tha për mediat se “komentet do ishin politike, ndaj nuk ia vlen të flasë”. Braçe shtoi se me çështjen duhet të merret drejtësia nga fillimi deri në fund dhe nëse “ndërhyn prishet hetimi”.

“Të merret drejtësia me çështjen nga fillimi deri në fund, të nxjerrë konkluzionet e veta, është e tepër të bëjmë ne komente. Po ndërhymë ne me komente prishet hetimi”, u shpreh Braçe.

“Komentet do jenë politike kështu që nuk ia vlen”, përfundoi ai.

SPAK iu drejtua sot Kuvendit për dhënie të autorizimit për caktimin e masës sigurimit personal “arrest në burg” ndaj deputetit socialist.

 


Video