Edi Rama përcjell Sorecën: Faleminderit i dashur Luigi, Shqipëria do jetë gjithmonë shtëpia jote!

29 March 2022, 10:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama përcjell Sorecën: Faleminderit i dashur Luigi, Shqipëria
Luigi Soreca dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka bërë një status ‘lamtumire’ për ambasadorin e BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca, i cili nga data 1 Prill nuk do të shërbejë më në Shqipëri.

Ai e falenderon Sorecën për punën e bërë në Shqipëri, dhe thotë se vendi ynë do të mbetet një shtëpi për ambasadorin italian.

Soreca largohet nga Tirana për të marrë një pozicion të ri të rëndësishëm në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm. Lajmi u konfirmua nga Delegacioni i Bashkimit Evropian.

Postimi i Ramës:

Faleminderit i dashur Luigi për punën tënde të palodhur në Shqipëri.

Thank you dear EU ambassador for the great respect towards Albania.

Grazie di tutto caro amico napoletano.

Suksese në detyrën e re dhe mos e harro, Albania sara sempre casa tua.

Edi Rama përcjell Sorecën: Faleminderit i dashur Luigi, Shqipëria


Video