
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi e quan banal vendimin eGjykatës Kushtetuese që rrëzoi kërkesën e opozitës për ngritjen e një Komisioni Hetimor parlamentarpër çështjen Becchetti.
"Banaliteti me të cilin Gjykata Kushtetuese ka penguar ngritjen e Komisionit Hetimor për dëmin prej më shumë se 110 milion euro ndaj shtetit shqiptar, shkaktuar nga Edi Rama dhe qeveria e tij, provon edhe njëherë se kjo çështje ka nevojë urgjente që të hetohet!", shkruan ai.
Ai e cilëson këtë vendim kundër interesit publik.
"Asnjë arsye banale dhe jo kushtetuese nuk duhet të pengojë opozitën ti shkojë deri në fund kësaj çështje. Keqardhje që GJK e reformuar po “reformon” vetveten në dëm të interesit publik, duke u bërë mburojë e korrupsionit dhe paligjshmërisë qeveritare", thekson Bardhi.