Zgjedhja e Presidentit, Balla: Ja kur mund të jenë gati kandidaturat

28 March 2022, 11:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zgjedhja e Presidentit, Balla: Ja kur mund të jenë gati kandidaturat
Taulant Balla

Taluant Balla ka zbuluar për mediat detaje nga mbledhja e grupit parlamentar të PS. Sipas tij, është kërkuar që deputetët e PS gjatë fundjavës të jenë në terren dhe të vijnë me rezultate konkrete.

Gjithashtu, ai tha se një tjetër sfidë është zgjedhja e presidentit dhe janë kërkuar që deputetët të sjellin kandidaturat më të përshtatshme.

“Çdo deputet i PS gjatë gjithë fundjavës duhet të jetë prezent në territor për të marrë vendime që lidhen me angazhimin e deputetëve. Më 31 mars është seanca e radhës e Kuvendit, për çështjet në rend dite kemi diskutuar. Kemi diskutuar në mbledhjen e grupit parlamentar se po afron drita ku Kuvendi duhet të ketë kalendar që çon në zgjedhjen e presidentit.

Siç e thotë Kushtetua jo më vonë se 24 maji duhet të vijojë procesi për zgjedhjen e presidentit. Në këtë kontekst, PS që ka udhëheqësin e këtij procesi për shkak se është shumica, do të zhvillojë një proces. Ky proces duhet të jetë i hapur, natyrshëm brenda suazës së Kuvendit të Shqipërisë.

Bashkë me mua do të jetë kolegia Spiropali dhe Gjiknuri, të mandatuar nga grupi parlamentar për të diskutuar me grupet e tjera parlamentare, për të instucionalizuar një dialog konstruktiv për zgjedhjen e presidentit. Po ashtu këto konsultime prej sot kanë filluar dhe brenda grupit tonë parlamentar. Deputetëve u është kërkuar të vijnë me propozime konkrete, që të kemi gati ato që mund të jenë kandidatura të mundshme për t’u mbështetur më pas me firmat”, tha Balla.


Video