Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Selia Blu është zhveshur nga peshat e rënda të dyerve dhe dritareve të blinduara. Prej disa ditësh në selinë e demokratëve, është punuar me orë të zgjatura për të hequr të gjitha materialet, logot dhe banerat e vendosur disa ditë përpara protestës së 8 Janarit.

Kjo pasi prej dy ditësh, në këtë seli, është punuar për të hequr si dyert e blinduara që u vendosën nga Lulzim Basha përpara protestës së 8 janarit, të thirrur nga Sali Berisha.

Po ashtu, përveç dyerve të blinduara që u hodhën në tokë nga ekspertët të dielën, janë hequr dhe të gjitha logot që vishnin xhamat dhe banerat në këtë godinë.