Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Godina e Partisë Demokratike nuk është në rikonstruksion vetëm në përmbajtje, por edhe në formë.
Punonjësit janë angazhuar këtë të shtunë për të hequr dyert e blinduara, që u vendosën para 8 janarit, kur u regjistruan përplasje të forta mes mbështetësve të Bashës dhe atyre të Berishës.
Për heqjen e dyerve u deshën zgjedhjet e 6 marsit dhe dy vendime, një nga kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj dhe një tjetër nga Komisioni i Rithemelimit.