Ish kryeministri Sali Berisha ditën e sotme ka vijuar me “Foltoren” e radhës dhe këtë të dielë është ndalur në Tepelenë.
Gjatë fjalës së tij Berisha u ka bërë thirrje demokratëve që të bashkohen dhe të luftojnë kundër “regjimit më të rrezikshëm”.
“Sot PD siç ka nevojë zogu për ajrin ka nevojë për bashkimin e saj. Ka nevojë që çdo anëtar çdo mbështetës të lerë mënjanë çdo zemër thyerje, të mobilizojmë energjitë tona për një betejë të rëndësishme, betejë me regjimin më të rrezikshëm, me regjimin që bazon veprimtarinë e tij në vjedhjen dhe krimin.
Regjimin të cilin kriza po e nxjerr përditë para shqiptarëve se çfarë fatkeqësie është për ta. Ndërkohë që nafta në Ukrainë është 1 euro më e lirë se sa në Shqipëri mijëra metra nga lufta.
Prania sot këtu e demokratëve të cilët kanë pasur qëndrime të ndryshme nga njeri – tjetri është një mesazh i shkëlqyer. 8 vite në opozitë, 8 vite trysni, diskriminim, pushime nga puna, kjo është një lumë sakrificash që i bashkon demokratët”, tha Berisha.