Kush mund të hyjë si deputet në Kuvend nëse arrestohet Alqi Bllako?

29 March 2022, 12:37Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kush mund të hyjë si deputet në Kuvend nëse arrestohet Alqi
Dallëndyshe Bici, Alqi Bllako dhe Pandeli Majko

Lefter Koka, ish-ministri i Mjedisit ka marrë masën e dytë ‘arrest me burg’, ndërkohë që 7 të tjerë akuzohet zyrtarisht nga prokuroria për korrupsion dhe shpërdorim detyre. 

SPAK i ka kërkuar Kuvendit leje për arrestimin e deputetit të PS, Alqi Bllako. Afera e inceneratorit të Fierit, sekuestrohen 4 pasuri të tjera të Kokës me vlerë 146 mln lekë. Në rast se Komisioni i Mandateve vendos i hap rrugë organeve të drejtësisë, atëherë i hapet mundësia të tjerë kandidatëve të listës së 25 qershorit për qarkun e Tiranës. 

Dy ndër kandidatët në pritje janë Pandeli Majko i listuar i nëntëmbëdhjeti me 8780 vota dhe Dallëndyshe Bici e listuar në numrin 21 me një sasi votash prej 4977. 

“Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të këshillit të bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse, përveçse kur plotësimi i vakancës me kandidatin e radhës ul përfaqësimin e gjinisë së nënpërfaqësuar. Në këtë rast plotësimi i vakancës bëhet nga kandidati i parë në listë i gjinisë së nënpërfaqësuar pavarësisht renditjes në listë. Emrat e tjerë të asaj gjinie ngjiten në listë duke marrë renditjen e kandidatit paraardhës të së njëjtës gjini. Ky rregull nuk zbatohet kur emrat e gjinisë përkatëse kanë shteruar”, thuhet në Kodin Zgjedhor.

 


Video