Dokumentet: Rithemelimi i kërkon pazar Ramës, kompani në Maqedoni për t’i shitur energji KESH-it

11 March 2023, 12:53Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dokumentet: Rithemelimi i kërkon pazar Ramës, kompani në Maqedoni

Gjatë viteve 2021 dhe 2022, Rithemelimi i Sali Berishës ka zhvilluar disa tryeza për të diskutuar në lidhje me krizën e sistemit energjetik shqiptar.

Në këto tryeza, por edhe në studio televizive, kanë spikatur eksperti Eduard Elezi, këshilltari i Sali Berishës për energjinë si dhe ekperti Lisandër Hoxha, kushëri i Shkëlzenit.

Sali Berisha i dëgjonte me seriozitet dhe miratonte me kokë konstatimet e dy ekspertëve për krizën energjitike.

Por, befas tryeza për krizën energjitike u shua. Prej disa muajsh Rithemelimi nuk flet më për krizë energjitike dhe as për aferat e KESH-it, që po ndan paratë publike me një rreth klientësh.

Rithemelimi ka vendosur ta zgjidhë vetë ‘krizën’, duke kërkuar të hyjë në pazare me qeverinë. 

Pikërisht Eduard Elezi dhe Lisandër Hoxha kanë blerë një kompani energjie në Maqedoni, përmes të cilës synojnë t’i shesin energji KESH.

Dyshes së ekspertëve të Rithemelimit pa vulë i është bashkuar Salvador Kaçaj, ish kryetar i Komunës Shëngjin, i përfshirë në afera me pronat publike, korrupsion, favorizime, leje klienteliste për pallate, falsifikime dhe pastrim parash.

Treshja ka zgjedhur Maqedoninë e Veriut për të humbur gjurmët dhe mbuluar lëvizjen e parave.

Në letrat e kompanisë, emrat Eduard Elezit, Lisandër Hoxhës dhe Salvador Kaçajt janë në gjuhën maqedonase.

Prapaskena mëson se treshja e Rithemelimit ka dërguar edhe një ofertë në Ministrinë e Energjitikës për shitje energjie.

Nëse oferta nuk do të pranohet, me shumë gjasa do të ‘ngjallet’ sërish tryeza e Rithemelimit për krizën energjitike.

Nëse oferta do të pranohet, nuk do dëgjojmë më për krizë energjitike. Ky është edhe morali i opozitës shqiptare.

Blerja e kompanisë tregon edhe diçka tjetër: Vetë Rithemelimi është i bindur se nuk do të vijë në pushtet kurrë. Ndaj, tre ekspertët nuk kanë duruar dot më, por kanë hapur kompaninë, për të futur duart në buxhetin e shtetit./prapaskena



Video