Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediet ka thënë se KQZ do të dalë me një vendim në lidhje me regjistrimin e PD në zgjedhje, pas skadimit të afatit prej 48 orësh.
“Do presim të kalojë afati 48 orë dhe menjëherë do të vendosim. Një ditë më pas është edhe çështje e aspektit të ngarkesës. Natyrisht duke pasur në vëmendje se ka një afat për regjistrimin e koalicioneve si dhe për kryetar këshilli apo anëtarë të këshillit bashkiak. Nuk mund të shkelen këto afate. Afati mbaron në orën 12″, u shpreh Celibashi.
Më herët gjatë ditës së sotme Partia Demokratike i ka dërguar një shkresë të dytë KQZ dhe kërkon regjistrimin në zgjedhjet e 14 Majit.
Përfaqësuesi i kësaj force politike, juristi Indrit Sefa i ka shkruar një letër kyrekomisionerit Ilirjan Celibashi dhe kërkon që të pranojë dokumentet e paraqitura prej tyre. Pavarësisht se kërkohet deklarata solemne me firmë të Bashës, juristi i PD thotë se ai është dorëhequr.