A do "zgjohet" Basha? Skadon sot afati për regjistrimin e PD në zgjedhje

11 March 2023, 08:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

A do "zgjohet" Basha? Skadon sot afati për regjistrimin e PD

48 orë ishte afati i vendosur nga Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për Partinë Demokratike që Lulzim Basha të firmoste si kryetar partie deklaratën solemne të parashikuar në Kodin Zgjedhor për tu regjistruar në zgjedhje, afat i cili skadon sot!

Duke pasur parasysh deklaratat e fundit të përfaqësuesve më të lartë të Partisë Demokratike si kryetari në detyrë Enkelejd Alibeaj apo Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi partia më e madhe opozitare në vend rrezikon seriozisht regjistrimin për 14 Majin, të paktën nga ana e Celibashit dhe çështja mund të përfundojë për t’u zgjidhur në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ, nëse Komisioneri do t’i qëndrojë deklaratës së nuk e kalon pa plotësim dokumentesh.

Për Partinë Demokratike Lulzim Basha ka ikur dhe ai nuk rikthehet.

Më shumë se 150 minuta zgjati mbledhja e djeshme e Grupit Parlamentar të PD dhe në fund të saj ishte Alibeaj i cili në një dalje për mediat, Alibeaj tha se do të vijonte me procedurat e mëtejshme për regjistrimin e PD-së në zgjedhje dhe se do të dorëzohej sqarimi përkatës për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, bashkë me ankimin.

Ai theksoi se Basha është i dorëhequr dhe se të gjitha dokumentet e dorëzuara nga Partia Demokratike janë në përputhje me legjislacionin.

 


Video