Vlerësimi i mësuesve, PD: Teza ka dalë disa orë para provimit me porosi të ministres

7 April 2022, 10:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vlerësimi i mësuesve, PD: Teza ka dalë disa orë para

Deputetja e PD Albana Vokshi, publikon mesazhin e një personi që pretendon se është mësuese në Elbasan, e cila i thotë se pyetjet e provimit që do mbahet sot në Tiranë, për Vlerësuesit e Arsimit Parauniversitar janë shpërndarë një ditë më parë nga vetë Ministria.

“Skandali!! Mësuesja në Elbasan denoncon skandalin me provimin e Vlerësuesve të Arsimit Parauniversitar që do të zhvillohet sot në orën 14.00 në Tiranë në shkollën Sabaudin Gabrani.Dalin pyetjet me porosi të Ministres Evis Kushi që të certifikohen të njohurit e Ministres dhe militantet e partisë…..Ky është “vetëreformimi” në arsim për të cilin foli Kryeministri Rama dje në Asamblenë e PS…”, shkruan Vokshi dhe ndan bisedën me mësuesen.

 


Video