Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Sali Berisha zbuloi kushtin që duhet të plotësojë Edi Rama, që ai dhe Partia Demokratike, sipas tij, të përfshihet në procesin e negociatave për presidentin e ri.
“PD si opozitë e vërtetë nuk pranon asnjë propozim të Edi Ramës. Nëse ai vendos që Presidentin ta propozojë opozita, atëherë do të nisim konsultimet dhe do të përcaktohet vendimi”, tha Berisha në përfundim të mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit.
Berisha thotë se PD nuk do të pranojë asnjë kandidat që do të propozohet nga Partia Socialiste, pavarësisht se nga do të dalë emri i kandidatit.
Po në këtë dalje për mediat, Berisha e cilësoi si ‘shaka’ idenë që President të bëhet Lulzim Basha.