Ish kryeministri Sali Berisha i përsëriti edhe njëherë Ambasadores amerikane Yuri Kim se nuk do të ketë asnjë mundësi të ndërhyjë në punët e brendshme të PD, aq më pak të caktojë kryetarin e saj.
"Kryetari i PD u shkarkua me datën 11 dhjetor me 4446 vota të delegatëve dhe 44 mijë vota të anëtarëve të saj me datën 18 dhjetor.Përveç anëtarëve të PD me votën e lirë, asnjë njeri cilidoqoftë, as guvernatorja dhe as Zeusi Rama nuk kanë dhe nuk do kenë kurrë tagër të caktojnë kryetarin e PD. Një përpjekje e dështuar për të ndërhyrë në shkelje flagrante të Konventës së Vjenës në sovranitetin e një force të lirë politike. Kurrë as kryetarin dhe as kryesinë nuk do mund të caktojë kush për këtë parti, përveç anëtarësia e saj", tha Berisha.