Haradinaj flet për raportet me Ramën: E kemi lënë pas të shkuarën

6 April 2022, 00:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Haradinaj flet për raportet me Ramën: E kemi lënë pas

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në një intervistë të dhënë për ABC foli për takimin me kryeministrin Edi Rama dhe marrëdhëniet mes tyre, që dikur u acaruan mjaft. Haradinaj tha se si ai, si Rama e kanë lënë pas të shkuarën.

“Besoj se janë tejkaluar shumë situata që i kemi pasur në të kaluarën. Tani jemi në një situatë krejt të re, është punë bashkëpunimi në interes të Shqipërisë, Kosovës.

Këto ditë është një moment shumë i vështirë në Kosovë, rritja e çmimeve, probleme me energjinë, ishte e mirë kur Shqipëria na ndihmoi për Vitin e Ri, por kemi edhe momente të tjera.

Ne nuk gazojmë të mbetemi peng i situatave në të kaluarën dhe të mos dimë të ecim përpara për interesin e vendit, për interesin e Kombit në këtë rast”, tha Haradinaj.


Video