Berisha kundër ambasadores Kim, reagon Braçe: Ju sikur nuk e njihnit qeverinë amerikane

5 April 2022, 20:04Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Berisha kundër ambasadores Kim, reagon Braçe: Ju sikur nuk e njihnit

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, zhvilloi sot një takim me Enkelejd Alibeaj në Kryesinë e Kuvendit.

Më vonë në Twitter, ajo la të nënkuptohej se njihte Alibeajn si kryetar të komanduar të PD dhe kryetar të Grupit Parlamentar.

Kjo bëri që Partia Demokratike e Sali Berishës të reagonte ashpër ndaj ambasadores. Deputeti Edi Paloka e konsideroi atë si turp dhe shkelje të ligjeve të vendit. Sipas tij, Yuri Kim nuk njihte vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila njohu Statutin e Berishës të datës 11 dhjetor.

Për këtë, ka reaguar dhe deputeti socialist Erion Braçe.

“Ne fillim thane; Nuk e njohim ambasadoren, as sekretarin Blinken, as presidentin Biden; Ne marredhenien e kemi me Republikanet! Atehere pse ulerini sot? Ju si njihni keta, ckeni?!”, shkruan ai.

 


Video