Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim ditën e sotme, me ish kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. Lajmin e ka bërë të ditur ish kryeministri Haradinaj me anë të një postimi në facebook.
Haradina j shkruan se: “bashkëbiseduam gjithashtu për projektin e Hekurudhës Prishtinë - Durrës si projekt i domosdoshëm për të dyja vendet, si dhe dhënien e dyshtetësisë për qytetarët tanë”.
Kujtojmë se marrëdhënia midis kryeministrit Rama dhe Ramush Haradinaj ka qenë e tensionuar dhe me akuza të ashpra. Aq sa Rama mori vendimin ta çonte në gjyq Haradinaj për shpifje por u tërhoq nga padia.
Postimi i Haradinaj:
Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, infrastrukturë, siguri e politikë të jashtme, ishin temat kryesore të takimit të sotëm me Kryeministrin Edi Rama.
Bashkëbiseduam gjithashtu për projektin e Hekurudhës Prishtinë - Durrës si projekt i domosdoshëm për të dyja vendet, si dhe dhënien e dyshtetësisë për qytetarët tanë.
Falënderova Kryeministrin Rama për ndihmën e shtetit shqiptar gjatë krizës energjetike në Kosovë dhe shpreha nevojën e gjetjes së mënyrave të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve në këtë kohë aspak normale.