"Po e vrisni PD”, Flutura Açka rrëfen bisedën me kolegun “berishist”

6 April 2022, 13:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Po e vrisni PD”, Flutura Açka rrëfen bisedën me
Deputetja Flutura Açka dhe Sali Berisha

“Unë nuk tërheq asnjë fjalë nga qëndrimet e mia", ka thënë deputetja demokrate Flutura Açka për lëvizjen e Berishës dhe marrjen e Partië Demokratike.

Deputetja e PD rrëfen takimin me një kolegun e saj, i bërë “berishist” nga rrethana të mirëkuptueshme e quan deputetja Açka. Sipas saj arroganca e sjelljes së grupit të Rithemelimit do të lërë pasoja të mëdha për PD. 

Postimi i deputetes:

“Do të ndihesh e izoluar me këtë qasje që ke”, më tha një mik deputet me të cilin piva kafe ditët e fundit, i bërë “berishist” nga rrethana të mirëkuptueshme prej meje.

“Jo”, i thashë, “unë nuk tërheq asnjë fjalë nga qëndrimet e mia, sepse rrjedhin nga parimet e mia. Ju thoni nuk ka palë në PD, duke nënkuptuar bashkësinë e kloneve që pseudodrejtojnë sot PD-në, duke i vënë vizë mijëra demokratëve që nuk janë përfshirë në pseudoprocesin tuaj të zgjedhjege. Atyre, pasi i shatë e i fyet me të gjitha format barbare, u hapni duart dhe u thoni: ‘ejani, derën e kemi të hapur’, kür në fakt punët i keni kryer me nxitimin e atyre që nuk kanë siguri i shpallin të mbaruara.

Nuk amnistoj asnjë gabim përçarës të palës që blindoi PD-në, por ajo që po bëni ju, po e ‘vret’ edhe më shumë atë. Asnjë shumicë nuk mund të ndihet Zot pa respektuar pakicën. Ju këtë kod bashkimi nuk e njihni, edhe nëse e njihni, e përbuzni. Arroganca e sjelljes suaj, kerkosja e zbrazët në ekrane dhe ndjesia e uzurpimit që ju shoqëron do të lërë pasoja afatgjata. Kjo më jep trishtim…”

“Por do të mbetesh vetëm”, tha ai.

“Nuk jam vetëm, sepse jam në frymën e mijëra demokratëve që nuk i shihni dhe nuk ua kap fotografia, aq nxit keni të shpallni se jeni edhe pronarë të kohës ku jetojmë. Fundja, të jesh vetëm, je në shoqëri të mirë”.


Video